“E bëri për të ulur dënimin”/ Nëna e Aurora Tilës flet pasi ish-i dashuri i vajzës pranoi vrasjen: Zgjedhje dinake
“Një zgjedhje shumë dinake”. Kështu e ka cilësuar Morena Corbellini, nëna e Aurora Tilës, rrëfimin e ish-të dashurit të vajzës së saj, i cili pas gati dy vitesh ka pranuar autorësinë e vrasjes së 13-vjeçares. I riu, i akuzuar për vrasje të rënduar, pranoi më 13 korrik gjatë procesit të apelit se ishte ai që e hodhi Aurorën nga ballkoni i një pallati në Piacenza, më 25 tetor 2024. Në shkallën e parë të gjykimit, ai ishte dënuar me 17 vite burg. Në një intervistë për mediat italiane, nëna e viktimës shprehet se nuk beson te pendesa e të dënuarit dhe mendon se rrëfimi i tij erdhi vetëm si një përpjekje për të përfituar ulje dënimi. “Ka zgjedhur një rrugë shumë dinake. Fillimisht zgjodhi gjykimin...
Burimi:
sot.com.al