Dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, Apeli lë në burg Xhino Agon
Gjykata e Apelit në Tiranë la në ‘arrest në burg’ Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 05.12.2025 te Gjykatës së Shkallës Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Por siç bënë me dije burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Apeli ndryshoi vetëm njërën pikë, në lidhje me vleftësimin e arrestimit në flagrancë për personin nën hetim. Xhino Ago që e shpalli të paligjshëm mbasi nuk është prangosur në flagrancë. Ago dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhalla. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv