Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, në pranga 39-vjeçari në Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 41 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh në dyqanin e bashkëshortes së tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. G., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas të mitur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme Top Channel
Burimi:
top-channel.tv