Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën, arrestohet 66-vjeçari në Këlcyrë
Një 66-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Këlcyrë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin V. S., 66 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë. Njoftimi i policisë: Gjirokastër Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin V. S., 66 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: -F. K., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konstatuar duke prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme, në vendin...
Burimi:
top-channel.tv