Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se është personi që ka qëlluar për vdekje me thikë Egli Pashollarin ditën e sotme. Pashollari u godit me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ndërsa dyshohet se ai është sulmuar nga 3 persona, dy djem dhe një vajzë. Sakaq, ai u transportua nga kalimtarë të rastit drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës. Vrasja ka ndodhur pasi autorët dyshojnë se viktima i ka ngacmuar gruan njërit prej personave që u përfshinë në konflikt. Ngjarja Egli Pashollari, 31 vjeç, u vra me thikë ditën e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në Tiranë. Pashollari u sulmua nga dy djem dhe një vajzë sapo zbriti nga makina e tij. Ai u godit me thikë...
Burimi:
gijotina.com