Dyshohen për përfshirje në baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë. Veprimet u kryen nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas hetimeve që zbuluan përfshirjen e tyre në organizimin dhe favorizimin e llotarive dhe basteve sportive të palejuara. Gjithashtu, gjatë veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal. Njoftimi: Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë...