Dy vajza godasin një efektive në krye të detyrës, arrestohen nga Policia e Shtetit
Një situatë e rëndë ka ndodhur këtë të premte në amientet e komisariatit nr.3 në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, dy shtetase kanë goditur në krye të detyrës një efektive. Blutë bëjnë me dije se M. A., 38 vjeç dhe R. A., 29 vjeç kanë hyrë në amientet e komisariatit nr.3 dhe kanë ushtuar dhunë. Dy vajzat janë arrestuar dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetaset M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie; Materialet procedurale iu referuan...
Burimi:
kohajone.com