Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia ku ndodhej 22-vjeçari u përmbys në ujë gjatë kërkimeve për 42-vjeçarin
Dy persona rezultojnë të zhdukur në Osum në harkun kohor të dy të ditëve. Një operacion për gjetjen e një personi që dyshohet të jetë hedhur në kanionet e Osumit në Skrapar solli një incident të ri këtë të shtunë. Krahas operacionit të palombarëve, të forcave speciale, ushtrisë dhe Reneas që po kërkojnë në zonë, për të gjetur 42-vjeçari Ilir Kurti, edhe disa të rinj nga Berati dolën vullnetarë dhe nisën kërkimet. Bëhet fjalë për 5 persona, të cilët rrezikuan jetën kur gomonia me të cilën hynë nëpër kanione u përmbys. Katër prej tyre rezulton të kenë dalë nga uji, por të pestin e ka marrë rrjedha. Nga vendngjarja raportohet se bëhet fjalë për 22 vjeçarin Xhuljano Kaloti. Dyshohet se i riu ka ngecur pranë...
Burimi:
top-channel.tv