Dy të arrestuar në Kashar, kapen duke transportuar 5 emigrantë drejt BE-së
Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohen se transportonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së Bëhet fjalë për shtetasit A. M., 24 vjeç, dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës, të cilët u kapën në zonën e “Mbikalimit të Kasharit” duke transportuar pesë emigrantë Secilit emigrant iu kërkuan 2,700 euro, me premtimin se do t’i çonin deri në Francë Policia sekuestruar automjetin dhe dy aparate celularë si prova materiale Hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vazhdojnë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
Burimi:
kohajone.com