Dy automjete u përplasën në unazën e Cërrikut, dy persona të plagosur

Dy automjete u përplasën në unazën e Cërrikut, dy persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit të Cërrik, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Burime për mediat bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Një nga automjetet e përfshira në aksident ka qenë me targa të Kosovës. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.