DW: Protesta e opozitës në Tiranë me jehonë në median gjermane

DW: Protesta e opozitës në Tiranë me jehonë në median gjermane

-Botuar në radion shtetrore gjermane DW- Shkallëzimi i protestës së opozitës në Tiranë me disa të plagosur të martën gjen jehonë në median gjermane. Qytetarët janë të zemëruar me qeverinë Rama, shkruajnë ato. Portali “tagesschau” i ARD nën titullin “Trazira gjatë protestave në Tiranë” shkruan, se në protestën e opozitës në Tiranë ka pasur përplasje të rënda mes policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë. “Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion. Disa demonstrues hodhën Molotovë drejt një ndërtese qeveritare, dhe policia përdori ujë me presion.[…]Tensionet politike u përshkallëzuan në dhjetor pasi një zyrë e prokurorit të posaçëm ngriti akuza kundër Ballukut. Ajo akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë për...