DW: Gjermania do të ruaj të drejtën për pagesa me para në dorë
Në Gjermani po bëhet gjithnjë e më e vështirë të paguash me para në dorë ose edhe të kesh para në dorë. Organizatat e mëdha i kanë bërë thirrje qeverisë. Në Gjermani, pagesat me para në dorë janë ende të mundshme, por jo aq sa ishin më parë. Në një anketë të kryer në tetor 2025 midis 1,000 personave në Gjermani, 30 përqind e tyre thanë se nuk kishin qenë në gjendje të paguanin me para në dorë në një kafene ose dyqan në gjashtë muajt e mëparshëm, sepse nuk ishte e mundur. Një studim nga Bundesbank tregoi se në institucionet qeveritare, për shembull kur lëshohen dokumente identiteti, pagesat me para në dorë nuk janë gjithmonë të mundshme. Disa dyqane nuk pranojnë më fare para...
Burimi:
kohajone.com