DW: Dhuna shoqëron protestën e opozitës në Tiranë
Gjatë protestës së opozitës në Shqipëri në kryeqytet pati përleshje midis policisë dhe protestuesve. Opozita organizoi protestë duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë protestës së opozitës në Shqipëri këtë të shtuë (24.01.2026) në kryeqytet pati përleshje midis policisë dhe protestuesve. Opozita organizoi protestë duke akuzuar kryeministrin socialist Edi Rama për korrupsion dhe duke kërkuar që ai të japë dorëheqjen.Fotografi: Rashela Shehu/DW Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01) nga opozita shqiptare. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 11 efektivë u lënduan. Rreth 20 protestues u shoqëruan....
Burimi:
kohajone.com