Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Durrësi i përmbytur “skenë krimi”! Bllokohen kanalet, Hidrovori i ri gati jo funksional
Nga Sebi Alla Mbi 8400 familje në zonën e ish-kënetës janë nën ujë, me dëme të mëdha kryesisht në elektroshtëpiake, pasi vërshimi i ujrave të ndotur (ujërat e shiut të bashkuara me ujërat e zeza dhe mbetje nafte) ndodhi në harkun kohor 15-20 minuta, duke mos u lënë mundësi që të lëviznin orendi dhe pajisjet e tjera. Nga Porto-Romano, deri në thellësi të qytetit të Durrësit përmbytjet janë katasrofike. Pyetja që kërkon përgjigje më shumë se nga ekspertë duhet të vijë nga Prokuroria e Durrësit, e cila po diskuton hapjen e hetimeve kryesisht për akuzën: “shkatërrim i pronës me pasoja të rënda; dhe shpërdorim detyre”. Kjo nisur edhe nga fakti se në duar ka një rast të rëndë për t’i dhënë përgjigje. Një 54-vjeçar punonjës...