Durrës/ Punonjësit të burgut i vjedhin armën e shërbimit dhe kursimet
Një rast vjedhje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku objekt i grabitjes ka qenë edhe arma e shërbimit e një punonjësi të burgut të Durrësit. Shtetasi Shpëtim Mustafaj, 43 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës i IEVP Durrës, ka kallëzuar në polici se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur në banesë armën e shërbimit si dhe arkën me kursime. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia njoftoi se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Burimi:
gijotina.com