Durrës/ IKMT kërkon t’u prishë banesat. 16 familje tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha, u refuzohet…

Durrës/ IKMT kërkon t’u prishë banesat. 16 familje tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha, u refuzohet…

Përfaqësuesit e 16 familjeve, banesat e të cilave ndodhen pranë kanalit të ujërave të larta tek Ura e Dajlanit, kanë qenë sot në bashkinë e Durrësit për të gjetur një zgjidhje pasi IKMT do t’u prishë shtëpitë. Prej disa ditësh, ata janë njoftuar për prishjen e banesave të tyre, për shkak të zgjerimit të kanalit, por institucionet shtetërore nuk u kanë lënë kohë të përmbushet as afati ligjor prej 10 ditësh për të gjetur një strehë tjetër. IKMT ka vendosur si afat të fundit për prishjet ditën e mërkurë, ndërsa banorët kërkojnë nga bashkia strehim dhe bonus qiraje, sepse nuk mund të flaken në rrugë pas 20 vitesh që jetojnë aty. Një përfaqësues i organizatës Ushten, që mbron të drejtat e komunitetit rom dhe egjiptian,...