Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Duam të shohim provat”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, debate në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, prokurori: Të hapet zarfi me USB
Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se burime të sigurta i kanë pohuar se deri më tani në mbledhje, Niko Peleshi ka lexuar relacionin, ndërsa prokurorët e SPAK, mes tyre edhe kreu i Klodian Braho, ende nuk kanë folur. Ndërkohë nga ana tjetër anëtari i PD, Gazment Bradhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer ta hapura, por është kundërshtuar nga Taulant Balla. Debate ka pasur edhe për USB me provat e SPAK, pasi demokratët kanë kërkuar që të hapen dhe ti marrin për shqyrtim anëtarët. “Ti shikojmë vetëm këtu”, i është përgjigjur Balla Bardhit. “Të hapet zarfi i...