Drogë për klientët VIP në ish-Bllok! Policia mësyn në lokalet e natës, 9 të arrestuar, 2 në kërkim
PAMJE NGA AKSIONI TIRANË-Gjykata e Tiranës ka lëshuar 11 masa sigurie për administratorë e punonjës të lokaleve të natës në Tiranë që operojnë kryesisht në zonën e ish-Bllokut të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike brenda ambientit, 9 prej të cilave janë ekzekutuar, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Në pranga janë vendosur: Enis Haxhiaj, Akil Ndreu, Klevis Maqellari, Raul Loka, Endrijus Shaliu, Ergi Hasani, Migert Balla, Arli Gjokmeli dhe Fradjo Keli. Të arrestuarit janë punonjës ose administratorë lokalesh, të cilët dyshohen se shpërndanin doza të drogave të forta në ambientet e brendshme të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut. Gjatë aksionit, policia ka gjetur në lokale nate dhe ka sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë. Njoftimi i policisë:...
Burimi:
zeri.ai