Drogë “fluturon” në muret e burgut në Prato të Italisë, shpërthen revolta: Dhjetëra të burgosur shqiptarë përfshihen në trazira

Drogë “fluturon” në muret e burgut në Prato të Italisë, shpërthen revolta: Dhjetëra të burgosur shqiptarë përfshihen në trazira

Burgu i Pratos TIRANË- Një situatë e tensionuar është regjistruar pak ditë më parë në burgun në La Dogaia në Prato, ku protagonistët kryesorë kanë qenë disa shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se konkretisht rreth 60 të burgosur, shumica shqiptarë, shkaktuar kaos dhe trazira, pasi në ambientet e burgut u hodhën disa pako me drogë.  Si u përfshinë shqiptarët në ngjarje? Ngjarja ndodhi më 28 shkurt, rreth orës 13:15, ndërsa të burgosurit po luanin futboll në fushën sportive të seksionit të gjashtë. Sipas hetimeve, tre qese të vogla me drogë u hodhën mbi murin rrethues nga dy të rinj jashtë burgut, një 20-vjeçar tunizian dhe një 19-vjeçar italian. Dyshohet se ky ishte një veprim i qëllimshëm, që pakot me drogë të përfundonin në duart e të burgosurve. Por, në...