Drogë brenda burgut të Elbasanit, prokuroria: Punonjësi i burgut ‘furnizonte’ të burgosurit, kamuflohej si shitës ambulant

Drogë brenda burgut të Elbasanit, prokuroria: Punonjësi i burgut ‘furnizonte’ të burgosurit, kamuflohej si shitës ambulant

Fuste drogë në burg kundrejt pagesës, Prokuroria e Elbasanit jep masa sigure për punonjësin e policisë së Burgjeve dhe dy personave që ia siguronin Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi tre masa sigurimi ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.K., G.S. dhe E.K. për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.669, viti 2025, që u regjistrua dhe zhvillua mbi bazën e informacioneve të referuara nga organet ligjzbatuese, rezultoi se punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi N.K., i cili kryen shërbim në regjimin e brëndshëm në IEVP Elbasan, merret...