Droga nga jugu në veri/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-efektivin Logli, dënon me 38 vite burg 5 persona

Droga nga jugu në veri/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-efektivin Logli, dënon me 38 vite burg 5 persona

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dhënë vendimin për tre të pandehurit, Adriatik Logli, Kristi Dautaj dhe Xhuliano Aliu, të cilët u arrestuan në mars të vitit 2022 në kuadër të një operacioni të SPAK, ku u goditën 5 grupe kriminale. Operacioni në fjalë çoi në arrestimin e mbi 40 personave. Adriatik Logli, ish-efektiv policie në Gjirokastër u shpall i pafajshëm nga gjykata për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kristi Dautaj u shpall fajtor për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe u dënua më 10 vite burgim si dhe dy vite burgim për veprën penale grup i strukturuar kriminal. Në përfundim, gjykata vendosi për Kristi Dautaj dënimin përfundimtar me 10 vite burg....