Drejtori i Hekurudhës Shqiptare në SPAK, Ergys Verdho thirret sërish nga prokurorët
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte sërish në SPAK. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Deri më tani nuk dihet arsyeja pse Verdho ndodhet në Prokurorinë e Posaçme. Kjo nuk është hera e parë e tij, teksa të njëjtën procedurë e ka kryer edhe në muajin e kaluar, më 21 maj. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv