Drejtonte mjetin nën efektin e drogës dhe iu gjet kokainë, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër
Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit, 25-vjeçarit iu gjetën një sasi lënde e dyshuar kokainë. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Burimi:
kohajone.com