Drejtim i mjetit në gjendje të dehur, drogë dhe dhunë në familje, policia procedon disa shtetas në Fier

Drejtim i mjetit në gjendje të dehur, drogë dhe dhunë në familje, policia procedon disa shtetas në Fier

Policia e Fierit ka ndërmarrë disa veprime gjatë orëve të fundit, duke arrestuar një drejtues mjeti për drejtim në gjendje të dehur dhe duke proceduar penalisht tre shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, përfshirë posedim të lëndëve narkotike dhe dhunë ndaj një familjari. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin B. D., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit I. I., 32 vjeç, dhe O. H., 28 vjeç, të dy banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi...