Dosjet e bujshme për 2026, BIRN: Nga Veliaj te Balluku, kush janë zyrtarët e lartë të pandehur për afera korruptive
Sallat e gjykatave të Strukturës së Posaçme do të presin gjatë vitit 2026 një numër rekord të pandehurish mes zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm ish-funksionarë, por edhe ata që janë ende në detyrë. Në anën tjetër, edhe lista e të akuzuarve për krim të organizuar në Shqipëri është zgjeruar falë të dhënave të siguruara nga SKY ECC – të cilat u kanë dhënë prokurorëve të SPAK një pamje më të gjerë të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe mënyrës se si grupet kriminale ndërveprojnë me sektorë të ekonomisë si ndërtimi apo tenderat publikë. Gjatë vitit 2025, SPAK vendosi nën akuzë dy prej zyrtarëve më të lartë në detyrë, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ndërsa...
Burimi:
sot.com.al