Dosjen e Ish-Sigurimit të Shtetit/ Milaim Zeka: Aktori i madh Sandër Prosi u vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

Dosjen e Ish-Sigurimit të Shtetit/ Milaim Zeka: Aktori i madh Sandër Prosi u vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

Aktori i madh Sandër Prosi u vetëvra për shkak të artistes Nexhmije Pagarusha. Deklaratën e ka bërë mbrëmë në studion e “Top Story” në Top Channel gazetari Milaim Zeka. Ai tha se ka parë dosjen e Ish-Sigurimit të Shtetit për Sandër Prosin, ku thuhet se ka kryer aktin e vetëflijimit në Durrës pasi është takuar me këngëtaren. “Nexhmije Pagarusha ka qenë një nga gratë më të bukura që e ka dashur me shpirt Sandër Prosin. Ata janë takuar dhe vetëm pse janë takuar dhe kanë ndenjur me njeri-tjetrin, sipas burimeve të mia, jo thashethemeve, por të dosjes, Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje për shkakun e të madhes Nexhmije Pagarusha. Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje në hotel Vollga. Ka ekzistuar një lidhje miqësie shumë e madhe...