Dosja Veliaj shkon për gjykim, gazetarja Lala: Ka pasur tentativa për zvarritje, revokonte avokatët me prokurë

Dosja Veliaj shkon për gjykim, gazetarja Lala: Ka pasur tentativa për zvarritje, revokonte avokatët me prokurë

Gjykata e Posaçme ka vendosur që dosja ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të kalojë për gjykim, pas përfundimit të seancës paraprake. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se gjatë këtyre muajve ka pasur vonesa të vazhdueshme në proces dhe pretendime për zvarritje të qëllimshme. ”Pas katër muajsh zvarritje në seancën paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi ta konsiderojë të plotë dosjen e Prokurorisë së Posaçme. Përgjatë këtyre muajve, avokatët e zotit Veliaj kanë munguar në mënyrë të vazhdueshme. Sipas meje ka pasur një tentativë për të shtyrë procesin. Unë mendoj se ka pasur një tentativë nga zoti Veliaj, pasi ai ka revokuar të gjithë avokatët që kishte pajtuar me prokurë dhe në momente të caktuara...