Dosja “SASPAC”, Ilir Beqaj nis manovrat për t’i shpëtuar dënimit maksimal, kërkon gjykim të shkurtuar, ja 6 akuzat…

Dosja “SASPAC”, Ilir Beqaj nis manovrat për t’i shpëtuar dënimit maksimal, kërkon gjykim të shkurtuar, ja 6 akuzat…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg që nga 4 korriku i viti 2024, ka kërkuar nga Gjykatën e Posaçme (GJKKO), gjykim të shkurtuar për çështjen penale të njohur si “SASPAC”. Në fjalën e tij para gjykatës, Beqaj fillimisht ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar pushim të çështjes penale, ose në të kundërt kthimin e akteve në Prokuroria e Posaçme (SPAK) për plotësim të hetimit. Beqaj gjithashtu është munduar që të ketë një manovër për çdo skenar të mundshëm, pasi në rast të kalimit të dosjes në gjyq, ish-ministri ka kërkuar gjykim me procedurë të shkurtuar. Kjo procedurë, sipas ligjit, ul dënimin deri në një të tretën nëse i pandehuri shpallet fajtor. Pra Beqaj ka përgatitur manovrën që në rast të shpalljes...