Dosja “Revanshi”, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 persona, mes tyre Avdyli e Bami, refuzohet Marklen Haka

Dosja “Revanshi”, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 persona, mes tyre Avdyli e Bami, refuzohet Marklen Haka

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për gjashtë të arrestuar të dosjes “Revanshi”: Aldo Avdylin, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, ish-drejtor i Policisë Lezhë, Altin Morina, ish-shef i stërvitjes tek RENEA, Jozi Kraja dhe Durim Bami. Gjykimi i shkurtuar iu refuzua vetëm Marklen Hakës për shkak të veprës së rëndë, vrasje e mbetur në tentativë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në dëm të Durim Bamit. Për të çështja u veçua dhe do të vijojë me gjykim të zakonshëm, ndërsa për të pandehurit që iu pranua gjykimi i shkurtuar, prokurori i SPAK Alfred Shehu kërkoi kohë që të shpallë pretencën, ndërsa seanca e radhës u la për më 20 maj. Haka ishte aleat dhe armik i disa grupeve kriminale, i dyshuar po...