Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Dosja në GJKKO me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe dy të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do të gjykohen veç
Gjykata e Posaçme vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e dosjes me 11 të akuzuar. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, bën me dije se vendimi u dha në seancë paraprake, ndërsa të tjerët qe janë ende në kërkim dhe nuk dihet asgjë për ta, konkretisht për Talo Çelën, Ervis Martinaj dhe Marjus apo Suel Çela, çështja për ta do të shqyrtohet e veçuar. Gjykata kërkoi që ministria e drejtësisë t’i drejtohen me letërporosi autoriteteve belge për të kërkuar ekstradimin e Elio Bitrit. Në këtë çështje SPAK ka ngritur akuza si vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave dhe grup i strukturuar kriminal. Top Channel