Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Gentian Gjyli, ish-kreu i ARRSH, është paraqitur sërish në SPAK, këtë herë në kuadër të procedurave për zgjatjen e afateve të hetimit. Sipas informacioneve paraprake, paraqitja e tij në SPAK lidhet vetëm me hetimet për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, teksa është paraqitur në ambientet e prokurorisë së bashku me avokatin e tij mbrojtës. Në këtë dosje është e pandehur edhe ish zv. kryeministrja Belinda Balluku. Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer dy herë në bashkëpunim për të cilën është marrë i pandehur nga SPAK. Gjithashtu zgjatje e hetimeve i është komunikuar edhe Erald Elezit, Ish drejtori i Korporatës Energjitike Shqiptare.