DOSJA e AKSHI-t! Zbulohet skema e pastrimit të parave-Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata dhe biskota

DOSJA e AKSHI-t! Zbulohet skema e pastrimit të parave-Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata dhe biskota

Andis Papa TIRANË- Në dosjen e spak lidhur me hetimin e tenderave në AKSH, siguruar nga ZËRI dëshmitë e administratorëve të kompanive kanë zbuluar edhe një skemë të transferimit dhe pastrimit të parave. Konkretisht në harkun kohor të tre viteve 2018–2020–2021, 10 milion euro i janë kaluar me fatura një distributori çokollatash dhe biskotash, kompanisë “Mega Distribution”. Shoqëria në fjalë është në pronësi të Rogers Rrytës dhe babit të tij. Nga të dhënat e dosjes rezulton se ndër personat e proceduar ndodhet edhe biznesmeni Rogers Rryta.  Në dosje thuhet se gjatë kohës që ka qenë administrator i kompanisë, Rogers Rryta ka patur marrëdhënie tregtare me kompanitë “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k. për tregtimin e çokollatave dhe biskotave. Nuk e mban mend si ka filluar konkretisht kjo marrëdhënie...