Dosja Aruba/ Si dyshohet u përdor statusi diplomatik për transport dr’oge në Europë

Dosja Aruba/ Si dyshohet u përdor statusi diplomatik për transport dr’oge në Europë

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e operacionit “ARUBA”, ku SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë dokumentuar komunikime që ngrenë dyshime për përfshirjen e një personi me status diplomatik në transportin e kokainës dhe parave nga Anversa e Belgjikës drejt Zvicrës. Sipas dosjes, personi i përdorur si korrier lëvizte me një automjet me targa diplomatike (CD), ndërsa episodi i referohet ngjarjeve të vitit 2020. Në komunikimet e siguruara nga aplikacioni SkyECC, të cilat janë administruar si prova nga Gjykata e Posaçme, personi nën hetim A.R. i shkruan bashkëpunëtorit të tij A.H. se “të hënën vjen ai CD të marrë pesë për në Zvicër”. Në një tjetër bisedë, A.R. përmend se “shoferi CD nuk shkon dot deri në fundjavë”, ndërsa shton se ai...