Dosja ‘5D’/ SPAK kërkon 39 vite burg për 7 zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një tjetër fraksion të Dosjes 5D dhe ka kërkuar dënimin e 7 të pandehurve që u gjykuan me procedurë të zakonshme. SPAK kërkoi dënimin e 3 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe 4 të pandehurve të tjerë, përfaqësues të Bashkisë dhe kompanisë “5D”.Konkretisht SPAK, ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushen. Për të pandehurit e tjerë, SPAK kërkoi 2 vite burg për Albano Jankun, nga 3 vite burg për Enton Punavijan dhe Julian Zanaj, 7 vite burg për Nestor Muhametllari. Krahas dënimit, SPAK kërkon që të pandehurit të mos ushtrojnë funksione publike për 5 vite.I vetmi që ndodhet në...
Burimi:
ntv.al