Dosja 5D/ Apeli i GJKKO-së heq arrestin me burg për ish-zyrtarin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha, lihet në arrest shtëpie
Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e caktuar për ish-zyrtarin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka ndryshuar masën e arrestit me burg për, ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha duke e lënë atë në arrest shtëpiak. Burimet bëjnë me dije se vendimi i apelit të posaçëm sapo është përcjellë në burgun e Fierit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv