‘Domatet arrijnë deri në 640 lekë për kilogramë’, Braçe për çmimet e perimeve dhe frutave: Abuzimi është skandaloz

‘Domatet arrijnë deri në 640 lekë për kilogramë’, Braçe për çmimet e perimeve dhe frutave: Abuzimi është skandaloz

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur një shqetësim në lidhje me rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve veçanërisht në kryeqytet. Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe thotë se konkretisht tek trotuari nga shkolla Vasil Shanto e poshtë ka disa pika të shitjes së perimeve e frutave që po abuzojnë me çmimet. Ai vë në dukje se domatja arrin deri në 340 lekë për kilogramë, teksa domatet e vogla arrijnë deri në 640 lekë për kilogramë. “Për ushqimin, perimet e frutat; Tek trotuari nga shkolla Vasil Shanto e poshtë, ka disa pika të shitjes së perimeve e frutave; I pashë tani, çmimet janë çmendur! Dhe këto pikat mbahen si më të lirat tek 5-sa. Domatet fillojnë me 300 lekë dhe arrijnë deri në 340...