DOKUMENTI – “30 ditë afat…”, ministri Karakaçi “humb durimin” për aeroportin e Vlorës, ultimatum ortakëve
Pas paralajmërimit publik të Enea Karakaçit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës i ka kërkuar zyrtarisht dy kompanive që kanë marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, që të zgjidhin ngërçin mes tyre në mënyrë që të vijojë puna për përfundimin e veprës.Përmes një shkrese zyrtare të drejtuar kompanive nga ana e ministrit Enea Karakaçi, ministria i ka lënë 30 ditë afat kompanive për të gjetur një zgjidhje që do të çojë në vijimin e punimeve me qëllim mbylljen brenda afateve.Në rast se situata nuk zgjidhet brenda këtij afati, atëherë ministria bën me dije se do të veprojë me penalitetet që parashikon kontrata dhe legjislacioni në fuqi.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com