DOKUMENTET- A është Anton Gjinaj pas 31-vjeçares që do ndërtojë 3 kulla te “Shqiponja” në Tiranë?!

DOKUMENTET- A është Anton Gjinaj pas 31-vjeçares që do ndërtojë 3 kulla te “Shqiponja” në Tiranë?!

Anton Gjinaj TIRANË-Një 31-vjeçare, e cila ka hapur një kompani ndërtimi në vitin 2022, do të ngrejë tre kulla në një nga zonat më të preferuara në Tiranë, në ish-sheshin “Shqiponja”, në afërsi të Unazës së Madhe. Bëhet fjalë për Ariola Hysën, pronare me letra të firmës “He-In Invest”. Vox News ka siguruar dokumente nga Këshilli Kombëtar i Territorit, dokumente noteriale apo edhe kontrata të tjera, që hedhin dritë mbi një tentativë të një tjetër sipërmarrësi për t’u kamufluar nën emrin e 31-vjeçares. Ka dyshime të forta se pas Ariola Hysës, qëndron Anton Gjinaj, pronar i kompanisë “Alesio 2014”. Të dy, si Gjinaj ashtu edhe kompania, kanë pasur probleme me ligjin, teksa Antoni ka qenë i dënuar në Spanjë, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme sekuestroi...