“Doja të mbaroja punë, ta vrisja”/ Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO tentativën për ekzekutimin e Ismet Boriçit: Më plagosi shokun e fëmijërisë

“Doja të mbaroja punë, ta vrisja”/ Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO tentativën për ekzekutimin e Ismet Boriçit: Më plagosi shokun e fëmijërisë

Vijon në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, para trupës gjykuese ka vijuar dëshminë i pandehuri Henrik Hoxhaj, i cili ka folur në detaje për konfliktin e tij të hershëm me Ismet Boriçin. Në dëshminë e dhënë, Hoxhaj ka rrëfyer episodin e plagosjes me armë zjarri në vitin 2004, motivet që sipas tij çuan në hakmarrje, si edhe përgatitjen dhe tentativën për atentat të ndodhur në vitin 2018. “Konflikti ka ndodhur në vitin ’99–2000. Një shok i imi i fëmijërisë ka pasur probleme me këta (vëllezërit Boriçi).Arsyeja ka filluar në vitin 2004, kur unë duke ikur për në shtëpi jam plagosur me 3...