Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Dogji krevatin e ish-bashkëjetuesit dhe… ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme
Alma Bime TIRANË-Gjykata e Tiranës ka caktuar masën 'arrest në shtëpi' për drejtoreshën Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme Alma Bime, pasi dyshohet se ka kanosur me mesazhe shtetasin e huaj M. M. Bime në një rast tjetër dyshohet se ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, pranë rrugës “Hysen Gjura” në Kinostudio. Konkretisht Bime i ka djegur krevatin në vilë. Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Kujtojmë se në shtator të këtij viti, Policia e Tiranës ka arrestuar Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës...