“Do ju vras të gjithëve”/ Gazetarja jep detaje nga tragjedia me tre të vrarë në Podujevë: Autorja e mori peng…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë tre viktima. Korrespondentja e Top Channel në Prishtinë, Leonita Bajrami, tregoi në “Top Story” se autorja e krimit, 30-vjeçarja Ardita Gashi, që vrau partnerin dhe të afërmen e saj, kishte kërcënuar të gjithë familjarët. Autorja, po ashtu, kishte marrë peng nusen e xhaxhait të saj para se ta vriste. “Sipas informacioneve jo zyrtare, ka pasur ndarje mes çiftit dhe takimi ishte me insistimin e vajzës për t’u sqaruar, sipas banorëve të fshatit dhe familjarëve. Prokuroria thotë që kanë pasur një mosmarrëveshje të momentit që ka përfunduar me armë zjarri. Për shkak se të dy janë të vdekur, nuk dihet saktësisht motivi i përplasjes së tyre që shkaktoi tre viktima. Nusen e...
Burimi:
top-channel.tv