Ditë me diell dhe temperatura deri në 16 gradë Celsius, parashikimi i motit për këtë të diel

Ditë me diell dhe temperatura deri në 16 gradë Celsius, parashikimi i motit për këtë të diel

Kjo e dielë do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët, ku dielli pritet të mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Nuk do të mungojnë as vranësirat dhe reshjet e pakëta të shiut, por kryesisht në zonat malore. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan mesatarisht 5 gradë Celsisus, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë maksimumi 16 gradë. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 16 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. Top Channel