Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, urimi i Presidentit Begaj për 1 Majin: Faleminderit çdo njeriu punëtor, e bëni çdo ditë Shqipërinë më të begatë
Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Me anë të një postimi në Facebook, Begaj i ka shprehur falënderimet e tij të gjithë punëtorëve që sipas tij e bëjnë çdo ditë të begatë Shqipërinë. “Faleminderit çdo njeriu punëtor që, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, e bën çdo ditë më të begatë Shqipërinë”, shkruan Presidenti Begaj. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv