Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qytetarë nisin marshimin

Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qytetarë nisin marshimin

Tirana është sërish në qendër të vëmendjes, pasi qytetarët kanë dalë në rrugë për të mbrojtur zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht para Ministrisë së Brendshme, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë. Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike. Ky është tubimi i dytë radhazi pas thirrjeve të shpërndara përmes rrjeteve sociale. Një ditë më parë, mijëra qytetarë marshuan nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfunduan para Kryeministrisë, duke treguar angazhimin e fortë të qytetarëve për çështjet mjedisore dhe ruajtjen e hapësirave të mbrojtura.