Dita e 66 e protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës
Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët vijojnë protestën e 66 kundër kryeministrit Edi Rama. Për 66 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij. Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK.
Burimi:
sot.com.al