Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve. Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku disa prej tyre do të mbajnë fjalën e tyre. Ata vijuan me thirrjet e tyre të përhershme: “Revolucion! Rama n’burg, Berisha n’burg”. Në podiumin para Kryeministrisë, disa prej qytetarëve u ndalën te protesta e një ditë më parë para Kuvendit, duke thënë se policia tejkaloi kompetencat dhe u përdor nga partitë politike. Tashmë ata kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, gjest i kthyer tashmë në rutinë.