Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Ka nisur dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar, ndërsa tani kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. “Opozita është përpjekur të kapë protestën: por nuk do e prishë kurrë këtë magji të popullit”, u shpreh me megafon aktivisti Alben Kola. Nga ana tjetër, aktivistët u kanë bërë thirrje protestuesve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos i bashkohen mitingut të PS-së në sheshin “Italia”, aty ku po mbahet 35-vjetori i themelimit të PS.
Burimi:
opinion.al