Disa raste dhune në familje, 8 persona të përfshirë/ Ende shoferë të dehur në timon, bilanci i 24 orëve të fundit

Disa raste dhune në familje, 8 persona të përfshirë/ Ende shoferë të dehur në timon, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar disa operacione policore, për goditjen e lojërave të fatit, kultivimit të bimëve narkotike, dhune në familje apo shoferë të dehur në timon. Siç raporton Policia e Shtetit, në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste në të gjithë territorin, me 9 autorë, nga të cilët 1 i arrestuar, 7 të proceduar dhe 1 i shpallur në kërkim. Janë evidentuar dhe asgjësuar një numër i konsiderueshëm fidanësh e bimësh narkotike dhe është sekuestruar një sasi e vogël kanabisi. Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 11 autorë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe një rast vetëvrasjeje (një 19-vjeçare dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i një...