Digjet një banesë dykatëshe në Klos, dyshohet se aty jetonin dy familje, ja çfarë dihet deri më tani (VIDEO)

Digjet një banesë dykatëshe në Klos, dyshohet se aty jetonin dy familje, ja çfarë dihet deri më tani (VIDEO)

banesa ne klos KLOS- Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Mësohet se në banesë jetonin dy familje, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.  Banesa është shkrumbuar e gjitha nga zjarri i përmasave të mëdha, teksa shërbimi zjarrfikës i bashkisë Klos ka mbërritur në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjem e flakëve. Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. /ZËRI