Digjen dy banesa në Berat, flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Digjen dy banesa në Berat, flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr ka rënë sot në dy banesa në lagjen “Çlirim” në qytetin e Beratit. Zjarri ka nisur fillimisht nga bahçet e këtyre dy shtëpive të pabanuara dhe më pas është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e ngrohtë. Mësohet se kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në zonë me 3 mjete, ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forca të shumta policie. Zjarri u përhap edhe drejt çatisë së një shtëpie monument kulture, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve lokalizoi shpejt flakët, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Forcat zjarrfikëse ndodhen ende në zonë për të monitoruar vatrat dhe për të shmangur shpërthimin sërish të zjarrit. Pranë zjarrit ka qenë...